Ndërlidhjet

Shpëtohen 4 punëtorë humanitarë në Somali


Kamp refugjatësh në Somali
Kamp refugjatësh në Somali
Zyrtarët ushtarakë të Somalisë dhe të Kenisë kanë shpëtuar katër punonjës të huaj humanitarë që mbaheshin peng në Somalinë e shkatërruar nga lufta.

Katër të punësuar të Këshillit Norvegjez për Refugjatë, nga Pakistani, Kanadaja, Filipinet dhe Norvegjia ishin në mesin e pengjeve që u rrëmbyen në javën e kaluar nga kampi i refugjatëve Dadab në Keninë fqinje. Një ngasës kenian është vrarë gjatë sulmit.

Punonjësit humanitarë thuhet se nuk janë lënduar gjatë operacionit të shpëtimit.

Rrëmbimi ishte i fundit në serinë e dhunës në kampin Dadab, ku sulmuesit në muajin tetor rrëmbyen dy spanjollë që punonin për “Mjekët pa Kufij.

Mjekët spanjollë ende po mbahen peng në Somali.
XS
SM
MD
LG