Ndërlidhjet

Opozita siriane diskuton planin tranzitor


Damask

Damask

Rreth 250 anëtarë të opozitës siriane takohen të hënën në Kajro për të biseduar mbi planin politik tranzitor të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Përfaqësuesit e Francës, Tunizisë dhe Turqisë janë ftuar gjithashtu në konferencën dy-ditëshe të organizuar nga Liga Arabe.

Armata e Lirë Siriane, luftëtarët e së cilës po luftojnë me regjimin e presidentit Bashar Al-Asad, megjithatë e ka denoncuar takimin, duke e quajtur “komplot” që i shërben qëllimeve politike të aleatëve të regjimit të Sirisë në Rusi dhe në Iran.

Në përpjekje për të ndaluar dhunën në Siri, fuqitë botërore, që u takuan në Gjenevë të shtunën, sugjeruan formimin e një qeverie unike tranzitore, që do të përfshinte anëtarë si të regjimit të Asadit, ashtu edhe të opozitës.

Figurat opozitare e kanë denoncuar planin si “qesharak”.
XS
SM
MD
LG