Ndërlidhjet

Dënohen me burg-lirohen pas vendimit


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Një gjykatë në Turqi dënoi me 6 vite e tre muaj burgim presidentin e Fenerbahçes, Aziz Jildrim, lidhur me akuzat për kurdisje të lojës.

Gjykata, siç njoftoi agjencia e lajmeve AP, dënoi edhe disa të dyshuar të tjerë, përfshirë presidentin e Giresunsporit, Olgun Peker, mbi akuzat e ngjashme.

Megjithatë, gjykata liroi Jildrimin dhe të akuzuarit e tjerë meqë kishin kaluar tashmë një kohë të caktuar nëpër burgje.

Ligji turk mundëson lirimin e të dyshuarve pasi këta të fundit të kenë kaluar një pjesë të dënimit të tyre në burg.

Vendimi i gjykatës erdhi dy muaj pas akuzës për kurdisje të lojës, të cilën federata e futbollit turk u drejtoi 16 ekipeve në kuadër të një skandali të kurdisjes së lojërave.
XS
SM
MD
LG