Ndërlidhjet

Shkatërrohet hyrja e xhamisë në Timbuktu


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Rebelët islamistë të Mali-s shkatërruan hyrjen e një xhamie të shekullit XV në Timbuktu.

Dera në pjesën jugore të xhamisë kishte qenë e mbyllur për shekuj me radhë për shkak të besimit se po që se hapej do të sillte fatkeqësi.

Vendet e shenjta të myslimaëve sufi cilësohen si monumente të adhurimit nga grupet e Al Kaidas si Ansar Dine, e cila ka okupuar veriun e Malit që nga muaji mars.

Gjashtë mauzole janë shkatërruar gjatë kësaj fundjave.

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës, Fatu Bensuda, tërhoqi vërejtjen se shkatërrimi i monumenteve të tilla të mund të cilësohej si krim lufte.
XS
SM
MD
LG