Ndërlidhjet

Afganistani kërcënon Pakistanin


Protestë në Afganistan
Protestë në Afganistan
Afganistani kërcënoi se do ta raportojë Pakistanin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për shkak të, siç thuhet, shkatërrimit të fshatërave afgane në zonat kufitare ndërmjet të dyja vendeve.

Ministria e jashtme e Afganistanit bëri të ditur që Kabuli do ta çojë këtë çështje në Këshillin e Sigurimit po që se dështojnë negociatat aktuale me Islamabadin për t’u dhënë fund sulmeve.

Ministria gjithashtu njoftoi që presidenti, Hamid Karzai, do ta ngris këtë çështje gjatë vizitës së ardhshme të kryeministrit pakistanez, Raxha Pervez Ashraf, në Afganistan.

Autoritetet lokale në Afganistan janë ankuar për sulme të vazhdueshme në zonat kufitare brenda disa javëve të fundit duke thënë se me mijëra banorë kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të këtyre sulmeve.
XS
SM
MD
LG