Ndërlidhjet

Kujtojnë Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti në takim deputetët e Kuvendit të Kosovës që shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990, njoftoi presidenca.

“Ajo çmoi lart kontributin e deputetëve të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese, në një kohë shumë të rëndë, miratuan edhe Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, si dhe ndërmorën një varg veprimesh të tjera në funksion të organizimit të jetës institucionale të shqiptarëve në Kosovës, pas okupimit nga Serbia”,thuhet në komunikatën për media të zyrës për informim të presidencës.

Presidentja Jahjaga theksoi se “veprimi i këtyre deputetëve dhe zhvillimet e mëvonshme mundësuan organizimin e jetës në Kosovë, si dhe fitimin e përkrahjes ndërkombëtare, në të gjitha fazat, deri te lufta e armatosur e UÇK-së dhe shpallja e pavarësisë së vendit”.
XS
SM
MD
LG