Ndërlidhjet

Opozita gjermane do intepretim të Gjykatës Kushtetuese


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Gjykata më e lartë në Gjermani bëri të ditur se do ta mbajë një seancë në javën e ardhshme lidhur me thirrjet për bllokimin e fondit të përhershëm të shpëtimit të Eurozonës dhe një traktati të ri evropian që ruan diciplinën fiskale.

Parlamenti gjerman votoi me një mazhorancë të madhe të premtën e kaluar në mbështetje të miratimit të fondit 500 miliardë eurosh të shpëtimit- Mekanizmit për Stabilitet Evropian, ndërsa u shpreh edhe në favor të paktit buxhetor që ndryshe njihet si marrëveshje fiskale-një projekt i kancelares gjermane, Angela Merkel.

Kundërshtarët e këtyre masave i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese Federale që të shprehet se a janë planet për bllokimin e këtyre fondeve në linjë me ligjin gjerman.
XS
SM
MD
LG