Ndërlidhjet

Sulmohen disa bastione të PKK-së


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Ushtria turke njoftoi se aeroplanët e saj kanë sulmuar me bomba ndërtesat ku fshihen rebelët kurdë në veri të Irakut.

Në një deklaratë, ushtria bëri të ditur se ka sulmuar tri objekte të tilla të dyshuara në zonën Kandil dhe Zap, pasi në javën e kaluar kishte zbuluar se bëhet fjalë për vende ku fshihen pjesëtarë të Partisë e Punëtoreve Kurde (PKK).

Veprimi erdhi dy javë pas një sulmi që PKK-ja kishte zbatuar në jug-lindje të Turqisë duke lënë të vdekur 8 ushtarë dhe duke plagosur 16 të tjerë.

Autoritetet turke kishin njoftuar se gjatë sulmit në fjalë ishin vrarë gjithashtu 20 rebelë.

Partia e Punëtorëve Kurdë është e listuar si organizatë terroriste në Turqi dhe në pothuaj tërë bashkësinë ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG