Ndërlidhjet

Rasmusen: Siria-sfida më e madhe e sigurisë


 Sekretari gjeneral i NATO-s, Anders Fog Rasmusen
Sekretari gjeneral i NATO-s, Anders Fog Rasmusen
Sekretari gjeneral i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, e cilësoi krizën në Siri si “një nga sfidat më të mëdha të sigurisë me të cilat ballafaqohet bota sot”.

Rasmusen e përshkroi regjimin e presidentit të Sirisë, Bashar Al Asad, si një “që ka humbur krejt humanitetin dhe legjitimitetin” duke thënë se lufta është stërzgjatur duke “shkaktuar humbjen e shumë jetëve”.

Sidoqoftë, Rasmusen ritheksoi se NATO-ja nuk do te ndërhyjë në këtë konflikt “për shkak se besojmë që një zgjidhje politike është me adekuate”.

Deklaratat e Rasmusenit vijnë pas publikimit të një plani për arritjen e paqes me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe thirrjeve për krijimin e një qeverie të përkohshme në Damask.

Mirëpo, opozita siriane e ka hedhur tashmë poshtë këtë plan meqë ai nuk bën thirrje për largimin nga pushteti të presidentit Asad.
XS
SM
MD
LG