Ndërlidhjet

Lirohen avokatët e burgosur në Libi


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Libia liroi katër zyrtarë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale që po mbaheshin në burg që nga muaji qershor për shkak se kishin vizituar të birin e zënë të Muamer Gadafit, Saif Al Salam.

Lirimi erdhi pasi presidenti i gjykatës nga Koreja Jugore, Sang Hjun Song, kërkoi falje për “telashet” që kishte shkaktuar misioni i tyre.

Stafi në përbërjen e të cilit ishin avokatja australiane, Melinda Tejllër, dhe përkthyesja Helene Asaf, u pat burgosur në qershor në pjesën perëndimore të Zintanit me akuzat për futjen në mënyrë të paligjshme të dokumenteve dhe mjeteve për inqizim tek Al Salam.

Dy anëtarë të tjerë të stafit të gjykatës kishin qëndruar bashkë në burg me Tejllërin dhe Asaffin.

Gjatë natës, ata pritet ta lëshojnë Libinë me një fluturim për në Itali.
XS
SM
MD
LG