Ndërlidhjet

Vriten shtatë e palgosen dhjetëra afganë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Zyrtarët afganë njoftuan se si pasojë e shpërthimit të një bombe në veturë në jug të Afganistanit janë vrarë të paktën shtatë civilë, ndërsa janë plagosur më shumë se 20 të tjerë.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës Kandahar, Ahmad Xhavid Fajsal, tha se shpërthimi ndodhi në afërsi të hyrjes së Universitetit në Kandahar, diku dy kilometra larg një baze ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Incidenti vjen pasi luftëtarët talebanë patën sulmuar, javën e kaluar, një bazë të përbashkët të NATO-s dhe Afganistanit në provincën Kandahar duke vrarë katër policë afganë.
XS
SM
MD
LG