Ndërlidhjet

Pilaj kërkon vendim të gjykatës për Sirinë


Logoja e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara
Logoja e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara
Shefja për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Navi Pilaj, i kërkoi Këshillit të Sigurimit që t’ia përçojë Gjykatës Penale Ndërkombëtare një varg shkeljesh të të drejtave të njeriut në Siri.

“Sipas mendimit tim, sikurse forcat e armatosura qeveritare ashtu dhe opozita e armatosur kanë qenë të përfshirë në veprimet kundër civilëve. Ata që janë përgjegjës për sulmet ndaj civilëve duhet të japin llogari”, tha Pilaj pas raportimit në Këshillin 15 anëtarësh të Sigurimit në Nju Jork.

“Të dhënat flasin për krim kundër njerëzimit”, shtoi ajo.

Ambasadori francez në OKB, Xhera Arodë, tha se qeveria e tij mbështet kërkesën e Pilajt për një vendim të Gjykatës lidhur me vrasjet në Siri.
XS
SM
MD
LG