Ndërlidhjet

logo-print

HRW: Keqtrajtimi i civilëve – politikë shtetërore në Siri


Organizata Human Rights Watch thotë se keqtrajtimi dhe tortura e civilëve janë shndërruar në politikë shtetërore në Siri.

Në raportin e publikuar sot, ky grup me seli në Nju Jork, tha se tortura është shndërruar në krim kundër njerëzimit në Siri dhe duhet të dënohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Human Rights Watch thekson se i ka identifikuar 27 qendra të ndalimit, që udhëhiqen nga agjencitë e inteligjencës në Siri.

Ole Solvang, hetues në HRW tha se regjimi i Sirisë po e udhëheq një “arkipelag të qendrave të torturës të shpërndara në gjithë vendin”.

Në raportin prej 81 faqeve, thuhet se shumica e personave që ishin arrestuar në intervista kanë thënë se ata ishin torturuar apo ishin dëshmitarë të torturave të të tjerëve.
XS
SM
MD
LG