Ndërlidhjet

Raporti: 85 ushtarë të Sirisë dezertuan në Turqi


Dezertorë ushtarkë të Sirisë e tregojnë indentitetin e tyre

Dezertorë ushtarkë të Sirisë e tregojnë indentitetin e tyre

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anatolia, raporton se 293 sirianë kanë dezertuan në Turqi, përfshirë 85 ushtarë.

Sipas këtij raporti, këto dezertime ndodhën dje, ndërsa në mesin e 293 sirianëve, gjendet edhe një gjeneral dhe disa oficerë të tjerë.

Nga ana tjetër, aktivistët sirianë thonë se një gjeneral i artilerisë dhe shtatë oficerët e tjerë që dezertuan, ishin larguar nga provinca Homs e Sirisë.

Në raportin e agjencisë thuhet se ky ishte njëri nga grupet më të mëdha të dezertorëve ushtarakë sirianë që kaluan në Turqi, në të njejtën kohë, prej muajit mars të vitit të kaluar, kur filloi kryengritja në Siri.

Tash në Siri gjenden më se 35 mijë refugjatë sirianë.
XS
SM
MD
LG