Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Bisedimet për tregun global të armatimit – shtyhen


Personat e maskuar dhe të shtrirë në thasë të rrejshëm të trupit, protestojnë para OKB-së

Personat e maskuar dhe të shtrirë në thasë të rrejshëm të trupit, protestojnë para OKB-së

Negociatat e parapara për të filluar mbrëmë në Kombet e Bashkuara, për arritjen e marrëveshjes së parë obliguese për tregun global të armatimit, janë shtyrë për shkak të kontestit lidhur me statusin e vëzhguesit për delegacionin palestinez.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, nuk e mbajti fjalimin e tij të hapjes, kështu që fillimi zyrtar i bisedimeve është shtyrë për sot më vonë gjatë ditës.

Raportohet se Izraeli ka thënë se nuk do të marrë pjesë në bisedime, nëse palestinezët do të njihen nga konferenca.

Pritet që negociatat do të vazhdojnë deri më 27 korrik.

Raportohet se ekzistojnë ndarje të mëdha ndërmjet vendeve se si do të rregullohej tregu që vlenë më se 60 miliardë dollarë në vit.

Poashtu, ka pasur debate edhe lidhur me çështjen nëse respektimi i standardeve të të drejtave të njeriut do të jetë kriter për qeveritë, që ta japin pëlqimin për eksportin e armatimit.

Para ndërtesës ë Kombeve të Bashkuara ka pasur protesta kundër hapjes së bisedimeve.
XS
SM
MD
LG