Ndërlidhjet

Afganistan: U vra një ushtar i Australisë


Pjesëtarë të forcave speciale të Australisë në Afganistan

Pjesëtarë të forcave speciale të Australisë në Afganistan

Zyratët e Australisë thonë se një ushtar i forcave speciale të këtij vendi është vrarë në Afganistan.

Në këtë mënyrë, numnri i ushtarëve të Australisë të vrarë në Afganistan, arriti në 33.

Shefi i Forcës Mbrojtëse, Dejvid Harli, tha sot se ushtari 40 vjeçar, dje ishte qëlluar në qafë derisa ishte në mision me trupat afgane, në kërkim të një lideri kryengritës.

Kryeministrja Xhulia Gillard, tha se vrasja ishte “goditje e frikshme”.

Australia i ka afro 1550 ushtarë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG