Ndërlidhjet

Asad: Keqardhje për rrëzimin e aeroplanit turk


Presidenti i Sirisë Bashar al-Asad

Presidenti i Sirisë Bashar al-Asad

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, ka thënë se do të dëshironte që forcat e Sirisë të mos e kishin rrëzuar aeroplanin luftarak turk muajin e kaluar.

Në intervistën për gazetën turke, Xhumhuriet, presidenti Asad tha se nuk do të lejoj që ngritja aktuale e tensioneve ndërmjet dy vendeve të shndërrohen në luftë të hapur.

Asad tha se forcat siriane kishin marrë vesh se aeroplani vëzhgues i takonte Turqisë, vetëm pasi e kishin rrëzuar atë më 22 qershor.

Presidenti sirian tha se “100%” i vie keq që ishte rrëzuar aeroplani.

Turqia, anëtare e NATO-s, i është përgjigjur këtij incidenti duke e forcuar praninë e forcave të veta në kufirin me Sirinë dhe ka tërhequr vërejtjen se do të ndërmarrë aksion ushtarak kundër çfarëdo depërtimi të ushtrisë së Sirisë.

Mijëra refugjatë nga Siria kanë kaluar në Turqi duke ikur nga konflikti atje, ndërsa Ankaraja i ka bërë thirrje Asadit që të tërhiqet.
XS
SM
MD
LG