Ndërlidhjet

Skandali financiar: Ministri Osborn e mirëpret dorëheqjen në Barclays


Markus Agius nga banka Barclay

Markus Agius nga banka Barclay

Shefi ekzekutiv i bankës britanike Barclays, Bob Dajmond, ka dhënë dorëheqje për shkak se banka ka paraqitur shënime të falsifikuara për operacionet e saj.

Kjo dorëheqje u bë një javë pasi banka u gjobit nga autoritetet e Britanisë për përpjekje për manipulim, duke shkaktuar kontrolle qeveritare dhe hetime penale.

Ministri i financave i Britanisë, Xhorxh Osborn, tha se dorëheqja e zotit Dajmond ishte “vendim i drejtë”.

Kryesuesi i bankës Barclays, Markus Agius, dje poashtu, e ka shpallur dorëheqjen e tij nga banka e tretë më e madhe në Britani, për shkak të këtij skandali.
XS
SM
MD
LG