Ndërlidhjet

Japonia proteston ndaj vizitës së Medvedevit


Kryeministri rus, Dimitri Medvedev
Kryeministri rus, Dimitri Medvedev
Qeveria japoneze ia ka paraqitur një notë proteste Rusisë, mbi vizitën e kryeministri Dimitri Medevedev në ishujt e kontrolluar nga Rusia, ndaj të cilëve ka pretendime edhe Japonia.

Ministri i Jashtëm japonez Koiçiro Gemba tha se vizita do të "hedhë ujë të ftohtë" në marrëdhëniet Rusi-Japoni.

Përpara arritjes së tij të martën, Medvedev i quajti Kurilet Jugore "pjesë të rëndësishme të tokave ruse."

Në nëntor të 2010-ës, kur ai ishte president, Medvedev u bë kreu i parë i shtetit rus që viziton zinxhirin ishullor në një udhëtim, ndaj të cilit u zemërua qeveria e Japonisë, e cila i quan të saj ishujt në Territoret Veriore.

Të dy shtetet ende nuk e kanë nënshkruar një Traktat Paqësor të Luftës së Dytë Botërore për shkak të pretendimit të Tokios.

Moska mori kontrollin e ishujve në fund të luftës.
XS
SM
MD
LG