Ndërlidhjet

Gjyqi i Mlladiqit, prokuroria paraqet provat nga 9 korriku


Ratko Mlladiq
Ratko Mlladiq
Fillimi i paraqitjes së argumenteve të Prokurorisë së Hagës në rastin kundër Ratko Mlladiqit nis të hënën më 9 korrik, ka njoftuar Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë.

Pritet që si dëshmitar i parë i Prokurorisë të paraqitet Elvedin Pashiqi, i cili ka mbijetuar në mesin e 150 personave që u vranë në Grabovicë të Bosnjes në nëntor të 1992-ës.

Pas tij do të dëshmojë Dejvid Harland, që ka qenë zyrtar për punët civile dhe këshilltar politik i UNPROFOR-it nga qershori i vitit 1993 deri në fund të luftës.

Dëshmitari i tretë pritet të jetë gjenerali Sir Riçard Danat, ish komandant i forcave të armatosura të Mbretërsisë së Bashkuar, i cili do të dëshmojë mbi çështjet e komandës dhe kontrolleve ushtarake.

Mlladiq, që është arrestuar në Serbi në majin e 2011-ës pas 16 vjetësh në arrati, akuzohet për gjenocid dhe krime tjera të luftës, si dhe për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës ku u vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë.
XS
SM
MD
LG