Ndërlidhjet

Serbët protestojnë kundër fundit të mbikëqyrjes


Veri - foto nga arkivi
Veri - foto nga arkivi
Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës, tha se protesta të paparalajmëruara të grupeve të qytetarëve në formë bllokadë në rrugë janë regjistruar sot në orët e mëngjesit në katër zonat e përgjegjësisë të rajonit të Mitrovicës, përkatësisht në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Zveqan dhe Leposaviq.

“Grupe të qytetarëve prej rreth 100 persona, konsiderohet të kenë qenë të tubuar me qëllim të bllokimit të rrugëve kryesore për qarkullim në këto zona si shenjë proteste kundër shtrirjes së institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe ndaj vendimit për heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Kjo formë e protestës, bllokadës së rrugës, njoftohet se ka zgjatur rreth dy orë ndërsa gjatë kësaj kohe, qarkullimi në rrugët magjistrale konsiderohet të ketë qenë i bllokuar.

Veç bllokimit të rrugës nuk është regjistruar ndonjë incident tjetër.

Protestuesit janë shpërndarë të qetë rreth orës 10:30 dhe të gjitha rrugët janë liruar për qarkullim, njofton policia.(z.g.)
XS
SM
MD
LG