Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov: Grupi "Miqtë e Sirisë", i panevojshëm


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Moska tha se pas takimit ndërkombëtar për Sirinë në Gjenevë, grupi i udhëhequr nga Perëndimi, “Miqtë e Sirisë” nuk është më i nevojshëm.

Në komentet e raportuara nga agjencia e lajmeve Interfax, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se, “që nga formimi i Grupit të Veprimit për Sirinë më 30 qershor në Gjenevë, forumet tjera për të diskutuar zgjidhjen e konfliktit nuk janë të nevojshme."

Lavrov shtoi se "Grupi i Miqve që nga fillimi i tij ka pasur për qëllimin vetëm mbështetjen e një pjesë të opozitës që kishte bazat jashtë vendit".

Ministri i Jashtëm rus pohoi se Moska, e cila ka bojkotuar të dy mbledhjet e mëparshme të “Miqve të Sirisë”, nuk do të marrë pjesë në takimin e grupit që mbahet në Paris të premten.

Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Gjermania, dhe kombet arabe Arabia Saudite dhe Katari janë duke anëtarët kryesorë të grupit.
XS
SM
MD
LG