Ndërlidhjet

UNMIK-u nuk është kundër ndërtimit në veri


Rrethinë e Mitrovicës
Rrethinë e Mitrovicës
UNMIK-u ka hedhur poshtë deklarimet se është kundër ndërtimit të shtëpive shqiptare.

Zëvendësshefi i UNMIK-ut në Kosovë, Robert Sorenson, gjatë një takimi me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka bërë me dije se ky mision nuk i ka lëshuar “vendimet me vulë të administratës së UNMIK-ut që janë shpërndarë ditëve të fundit në veri për pronarët e disa shtëpive shqiptare, ku kërkohet që të ndërpriten punët”.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Kuvendi Kominal i Mitrovicës, Sorensen citohet të ketë thënë se “të gjithë ata që i kanë shtëpitë e djegura apo të shkatërruara mund të ndërtojnë pa leje, ndërsa ata që duan të ndërtojnë shtëpi të reja duhet të pajisen me leje”.

“Ky është një parim që vlen për të gjithë”, tha ai.

Ndërsa, kryetari Kastrati, ka vlerësuar se vendimet që janë shpërndarë nëpër lagjet e veriut, kanë shqetësuar qytetarët.

Ai thuhet se ka kërkuar nga drejtuesit e UNMIK-ut që të “marrin masa ndaj atyre që lëshojnë vendime të tilla provokuese”.
XS
SM
MD
LG