Ndërlidhjet

Tregti me armë, EULEX arreston 3 persona


Ilustrim

Ilustrim

Nën dyshimet e tregtisë së paligjshme me armë, një gjykatës i procedurës paraprake i EULEX-it ka caktuar nga një muaj paraburgim për tre persona në Gjykatën e Qarkut në Prizren.

“Personat, të cilët u arrestuan sot, dyshohet të jenë të përfshirë në blerjen dhe shitjen e armëve të paligjshme, dhe transportimin e këtyre armëve nga Turqia dhe Shqipëria në Kosovë dhe nga Kosova në Shqipëri. Ata po ashtu janë të dyshuar se kanë krijuar një grup të organizuar me të dyshuar tjerë, me qëllim të furnizimit, transportit, prodhimin, shkëmbimin ose të shitjes së armëve pa autorizim përkatës”, thuhet në njoftimin për media të misionit evropian.

Gjatë bastisjeve së sotme thuhet se u gjetën armë dhe municion.
XS
SM
MD
LG