Ndërlidhjet

Stefanoviq: Vendimi i GND-së, pa ndikim


Borko Stefanoviq

Borko Stefanoviq

Shefi i ekipit negociator serb Borisllav Stefanoviq thotë se vendimi i Grupit Ndërkombëtar Drejtues mbi heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë ndaj Kosovës nuk nënkupton shumë.

Stefanoviq thotë se KFOR-i dhe EULEX-i do të mbeten ende në Kosovë.

“Ky vendim nuk do të thotë shumë në qëndrimin tonë kombëtar ndaj Kosovës, por, sa më pak ndikim të huaj dhe një lloj mbrojtje të hapave të njëanshëm të Prishtinës, aq më mirë”, tha Stefanoviq.

Por, ai ka sqaruar se ky vendim nuk ka ndërlidhje me KFOR-in dhe misionin evropian.

Megjithatë ai ka tërhequr vërejtjen se me vendimin, është krijuar “diçka aritficiale, me të cilin tregohet se si Kosova është shtet i ri, i pavarur, i pjekur, demokratik dhe evropian”.

Sipas tij, të gjitha këto janë “të pavërteta.”

Një ditë më parë, Grupi Ndërkombëtar Drejtues në takimin e mbajtur në Vjenë ka vendosur që t’i jap fund fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Në këtë grup bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e BE-së që e kanë njohur Kosovën si dhe Turqia.

Nikoqiri i takimit, ministri i Jashtëm i Austrisë Mihael Shpindeleger ka thënë se kjo paraqet një ditë historike për Kosovën.

Nga dita e sotme, Kosovës po i hiqet mbikëqyrja ndërkombëtare, kurse mandati i ICO-së (Zyrës Civile Ndërkombëtare) pushon në shtator, ka thënë ministri austriak.
XS
SM
MD
LG