Ndërlidhjet

Zvicër: Humbin jetën pesë alpinistë


Ilustrim

Ilustrim

Pesë të huaj kanë gjetur vdekjen në Alpet zviceriane, derisa janë rrëzuar nga lartësia prej 4 mijë metrash, citon policinë, agjencia e lajmeve DPA.

Anëtari i gjashtë i ekipit është ndjerë keq dhe ka mbetur prapa, derisa të tjerët janë ngjitur në Laginhorn, afër kufirit me Italinë, në kantonin e Valaisit.

Që të pestët kishin arritur majën, por më vonë kanë rënë nga kodra për shkaqe të panjohura, ka thënë policia, duke mos bërë të ditur identitetin kombëtar të viktimave.

Personi që ka mbetur prapa, i ka thirrur shpëtimtarët të cilët i kanë gjetur të vdekur pesë alpinistët.
XS
SM
MD
LG