Ndërlidhjet

Klinton: Pakistani do t'i hapë rrugët furnizuese


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thotë se Pakistani do të rihapë rrugët e furnizimit për në Afganistan, të cilat janë mbyllur që nga nëntori i vitit të kaluar.

Ajo tha të martën se Uashingtonit “i vjen keq” për humbjet e pësuara nga ushtria e Pakistanit në sulmet ajrore të dështuara amerikane, që vranë 24 ushtarë pakistanezë në 26 nëntor, duke bërë që Islamabadi t’i mbyllë rrugët e furnizimit.

Njoftimi i Uashingtonit se rrugët do të rihapen, vjen pasi që kryeministri i Pakistanit Raja Pervez Ashraf tha më herët se vazhdimi i bllokadës shtatë-mujore mbi furnizimet e NATO-s në Afganistan ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera anëtare të NATO-s.
XS
SM
MD
LG