Ndërlidhjet

OKB nis bisedimet për traktatin e armëve


OKB
OKB
Negociatat që synonin arritjen e traktatit të parë global obligativ të tregtisë së armëve filloi mëngjesin e së marts në selinë e OKB-së, një ditë pas takimit të planfikuar.

Bisedimet, që pritet të përfundojnë më 27 korrik, u shtynë për shkak të një mosmarrëveshjeje në lidhje me statusin e vëzhguesit të delegacionit palestinez.

Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-mun shprehu shpresën se shtetet anëtare do të përdorin “arsyen e përbashkët” dhe të bien dakord për një traktat ligjërisht detyrues deri në fund të muajit.

Ban gjithashtu njoftoi se ambasadori argjentinas Roberto Garsia Moritan do të jetë kryesues i negociatave për traktatin.
XS
SM
MD
LG