Ndërlidhjet

UNESCO: Të mbrohen objektet kulturore në Mali


Kryengritësit shembin tempujt antikë, Timbuktu, Mali

Kryengritësit shembin tempujt antikë, Timbuktu, Mali

UNESCO bëri thirrje të martën për një fond të veçantë për të ndihmuar mbrojtjen e objekteve kulturore të Malit.

Organizata në takimin në Shën Petersburg, tha se do të dërgojë një misioni në qytetin historik të Timbuktus për të përcaktuar shkallën e dëmit të bërë nga rebelët islamikë, që tashmë kanë marrë kontrollin mbi atë zonë.

Grupi Ansar Dine I lidhur me Al Kaidën, i cili pushtoi veriun e Malit në muajin mars ka shkatërruar hyrjen e një xhamie të shekullit të 15-të të hënën në Timbuktu.

Dera në skajin jugur të xhamisë ka qenë e mbyllur me shekuj për shkak të besimeve të vendësve se po që se hapej do të sillte fatkeqësi.

Gjashtë tyrbe gjithashtu thuhet se janë shkatërruar në Timbuktu gjatë fundjavës po nga Ansar Dine, grup ky që i konsideron tempujt e shenjtorëve islamikë të nderuar nga myslimanët sufi, si idhujtarë.
XS
SM
MD
LG