Ndërlidhjet

SHBA shënon përvjetorin e pavarësisë


Flamuri amerikan
Flamuri amerikan
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë 236 vjetorin e pavarësisë.

Me këtë rast, edhe liderët e Kosovës uruan popullin amerikan, ndërsa falënderuan Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e shtetndërtimit në Kosovë.

“Për çdo vit, në këtë ditë, përkujtohemi për madhështinë e shoqërisë amerikane dhe atë që kjo shoqëri, së bashku me idealet dhe parimet mbi të cilat është krijuar, paraqesin për botën në të cilën jetojmë. Dhe vlerësojmë në këta, gati, dy shekuj e gjysmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë demokraci e vërtetuar që luajnë rol të fuqishëm dhe thelbësor në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha një ditë më parë presidentja kosovare, Atifete Jahjaga në një pritje të organizuar nga ambasada amerikane në Prishtinë.

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, theksoi se “dita e pavarësisë së SHBA kujton historinë e pasur të vendit tuaj që u bë simbol i lirisë së individit, i lulëzimit të mirëqenies dhe i ndikimit të fuqishëm në arenën ndërkombëtare”.

“Shembulli i fuqisë, parimeve dhe rrezatimit global të SHBA-ve është frymëzues dhe udhërrëfyes edhe për institucionet dhe qytetarët e Kosovës, që me vendosmëri janë orientuar drejt integrimeve euroatlantike”, thuhet në mesazhin e urimit të cilin Thaçi ia dërgoi presidentit amerikan, Barak Obama.
XS
SM
MD
LG