Ndërlidhjet

Rrahen për shkak të ligjit


Pamje nga Ukraina
Pamje nga Ukraina
Deputetët e partive në pushtet dhe ata të opozitës në Ukrainë janë grushtuar kur në legjislativin ukrainas u miratua një ligj për gjuhën, i cili dukshëm rrit statusin zyrtar të gjuhës ruse.

248 nga 364 deputetët e pranishëm votuan në favor të ligjit, ia cili ia jep gjuhës ruse statusin e njejtë të përdorimit në këtë shtet në diskursin ligjor, biznes dhe edukim.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq, kreu i krahut ukrainas që mbështeti ligjin duhet tani ta nënshkruajë atë para se të mund të hyjë në fuqi.

Aktualisht, gjuha ukrainase është e vetmja që lejohet të përdoret në dokumentet ligjore dhe të taksave.

Folësit rusë gjenden kryesisht në jug dhe në lindje të Ukrainës dhe në qytete të mëdha, ndërsa folësit e gjuhës ukrainase jetojnë më shumë në veri dhe perëndim sikurse në zonat rurale të vendit.
XS
SM
MD
LG