Ndërlidhjet

Dënohet gazetari “për nxitje të urrejtjes etnike”


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Një gjykatë në Kirgizi dënoi me një gjobë prej 1 mijë e 100 dollarësh një gazetar për publikimin e artikujve që thuhet se kanë nxitur urrejtjen etnike.

Gjykata e Qarkut e Pervomajskit në kryeqytetin kirgiz vendosi që Vlladimir Farafonov ka fyer popullin e Kirgizisë, mirëpo hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë që për këtë i akuzuari të dënohet me tetë vite burg.

Farafonov nuk mori pjesë në seancë për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tij.

Tensionet etnike në Kirgizi mbesin të larta prej kohës kur ndodhën përleshjet e mëdha ndërmjet kirgizëve dhe minoritetit uzbek në jug të vendit.
XS
SM
MD
LG