Ndërlidhjet

Zbulohet “Partikula e Zotit”


Pamje të një projekti të CERN-it
Pamje të një projekti të CERN-it
Shkencëtarët në Organizatën Evropiane për Hulumtime Bërthamore (CERN) thanë se kanë zbuluar një grimcë subpartikulare që mund të jetë partikulë e Higgs-it, e cila besohet të jetë çelës i formacioneve të yjeve, planetëve dhe jetës.

Partikula është emëruar sipas Peter Higgsit, hulumtuesit britanik, i cili më 1964 vendosi bazat për studimet e kësaj çështje.

Partikula njihet edhe si “Partikulë e Zotit” për shkak të rëndësisë që ka.

Nëse vertëtohet saktësia e gjetjes, ajo do të mund t’i japë të drejtë teorisë për krijimin e kosmosit bazuar në Modelin Standard.
XS
SM
MD
LG