Ndërlidhjet

Merkel takon Montin


Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kryeministri italian, Mario Monti, parashihet ta pres në një takim ndërqeveritar në Romë kancelaren gjermane, Angela Merkel-takim që thuhet se do të ketë në fokus çështjet bilaterale ndërmjet të dy vendeve.

Por, kriza në Eurozonë, siç njofton agjencia e lajmeve DPA, pritet të jetë në krye të agjendës së diskutimeve ndërmjet Montit dhe Merkelit.

Takimi vjen një javë pas samitit të fundit të liderëve evropianë në Bruksel.

Gjatë samitit në fjalë, kancelarja gjermane pat përkrahur dhënien e një ndihme financiare për Italinë dhe Spanjën, të cilat aktualisht ballafaqohen me një krizë financiare.

Në takimin me kreun e ekzekutivit italian, Merkelin do ta shoqërojnë pesë anëtarë të kabinetit të saj, përfshirë ministrin e jashtëm, Gido Vestervelle dhe atë të financave, Volfgang Shojble.
XS
SM
MD
LG