Ndërlidhjet

Kërcënohet Gjykata Kushtetuese në Rumani


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Gjykata Kushtetuese në Rumani akuzoi kryeministrin e së majtës, Viktor Ponta, se po përpiqet ta shpërbëjë këtë mekanizëm, ndërsa njoftoi se gjykata është ankuar tashmë tek autoritetet evropiane për cenimin e pavarësisë së saj.

Ponta, i cili po përballet me thirrjet për largimin e tij nga pushteti për shkak të akuzave për plagjiat, injoroi vendimin e javës së shkuar të gjykatës.

Vendimi në fjalë, emëroi oponentin e Pontas-presidentin, Trajan Basesku, si përfaqësues të vendit në një takim të Këshillit Evropian.

Partia Social Demokrate e Ponats kërcënoi me shkakrimin e disa gjyqtarëve.

PSD-ja dhe aleati i saj PNL futën folësit e opozitës e të dyja dhomave të parlamentit në një grindje që eskaloi duke rritur shqetësimet rreth demokracisë rumune.

Basesku tha se këto veprime do të kenë “një ndikim të madh ekonomik”.

Ambasadori amerikan në Rumani, Mark Gittenshtajn, ndërkohë, tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” për kërcënimet ndaj pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese të këtij vendi.
XS
SM
MD
LG