Ndërlidhjet

logo-print

Jep dorëheqjen kreu i parlamentit ukrainas


Pamje e pankartës që u përdor në kuadër të një fushate për drejtësi në Ukrainë

Pamje e pankartës që u përdor në kuadër të një fushate për drejtësi në Ukrainë

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Vollodimir Litvin, ofroi dorëheqjen pas miratimit të një ligji që rrit statusin zyrtar të gjuhës ruse në Ukrainë.

Deputetët e partisë mazhoritare, Partia e Regjioneve, shtynë përpara miratimin e ligjit të martën.

Miratimi i ligjit në fjalë shkaktoi pakënaqësi në mesin e deputetëve dhe protesta në rrugët e Kievit.

Ligji parasheh që gjuha ruse të gëzojë një status të barabartë me atë ukrainase në diskursin ligjor, biznes dhe edukim.

Ligji, megjithatë, duhet të nënshkruhet nga presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq, para se të hyjë në fuqi.
XS
SM
MD
LG