Ndërlidhjet

Uolers: SHBA krenare për partneritetin me Maqedoninë


Cocktail i ambasadës amerikane në Shkup me rastin e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së

Cocktail i ambasadës amerikane në Shkup me rastin e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së

Për të shënuar përvjetorin e 236-të të pavarësisë së SHBA-së, Ambasada amerikane në Shkup organizoi të martën mbrëma një pritje, ku morën pjesë përfaqësuesit më të lartë shtetetëror, drejtues të partive politike dhe të bashkësive fetare në vend.

Ambasadori amerikan, Pol Uolers, në fjalimin e tij, shprehi kënaqësinë për raportet e mira Uashington-Shkup, ndërsa uroi integrimin e shpejtë të vendit në strukturat euroatlantike.

“Ashtu sikur edhe Shtetet e Bashkuara të Amërikës, edhe ju si shtet dhe si qytetarë, sot ballafaqoheni me vështirësi të shumta. Ndonjëherë, ato mundë të jenë të pakapërcyeshme, por njerëzit në Maqedoni dinë se si t’i kapërcejnë këto pengesa me durim dhe punë. Miqësia jonë nuk është sipërfaqësore. Jemi krenarë nga partneriteti që kemi me Maqedoninë dhe presin të shohin se çfarë do të arrini pasi të zini vendin e merituar si anëtare e barabartë e bashkësisë euro-atlantike ”, deklaroi ambasadori Uolers.
XS
SM
MD
LG