Ndërlidhjet

logo-print

Deri më 15 shtator Kosova do t’i ofrojë Komisionit Evropian raportin e gatishmërisë


Pasaporta e Kosovës

Pasaporta e Kosovës


Ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku në takimin me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave, theksoi që deri më 15 shtator të këtij viti duhet të arrihet të përpunohet raporti i gatishmërisë për procesin e liberalizimit të vizave dhe t’i dorëzohet Komisionit Evropian.

Ministrja Çitaku tha se ky dokument duhet t’i ofrojë KE-së informata të hollësishme të gjendjes aktuale të legjislacionit, institucioneve përgjegjëse, kapacitete njerëzore, të dhënave dhe statistikave tjera për katër blloqet e procesit të liberalizimit.

“Nga ne kërkohet që deri më 15 shtator të dorëzojmë te Komisioni Evropian raportin e gatishmërisë. Kjo datë nuk është larg janë më pak se dy muaj dhe kjo tregon se sa intensivisht duhet të punojmë ne në përmbushjen e detyrimeve tona”, theksoi Çitaku.

Ndryshe, Sundimi i ligjit, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, tashmë janë disa nga kriteret për Kosovën krahas parakushteve tjera, si siguria e dokumenteve personale, menaxhimi i integruar i kufirit dhe ri-integrimi dhe riatdhesimi.

Kosova dhe qytetarët e saj aktualisht mbeten më të izoluarit në Evropë, sa i përket lirisë së lëvizjes, kurse një faktor që ka ndikuar në këtë aspekt ka qenë edhe droja e vendeve evropiane se nëse i heqin vizat për kosovarët, shumë të rinj do t’ia mësynë Evropës për strehim dhe punë, për shkak të kushteve të rënda ekonomike në vend.
XS
SM
MD
LG