Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Nga shpërthimi në treg – tetë të vrarë


Policia zhvillon hetime për një shpërthim të mëparshëm në Irak

Policia zhvillon hetime për një shpërthim të mëparshëm në Irak

Policia e Irakut thotë se nga shpërthimi i një makine-bombë në një treg në qytetin jugor, Zubadijah, janë vrarë tetë vetë dhe plagosur më se 20 të tjerë.

Ky shpërthim ndodhi vetëm një ditë pas një vargu të eksplodimeve në mbarë Irakun, nga të cilat u vranë së paku 40 vetë dhe u plagosën afro 100 të tjerë.

Zyrtarët thanë se shpërthimi më vdekjeprurës dje ndodhi në qytetin jugor Divanija, ku u vranë së paku 25 vetë dhe afro 50 të tjerë u plagosën.

Dhuna në Irak kishte shënuar rënie dramatike, pasi e kishte arritur kulmin në vitet 2006-2007, por sulmet ende mbeten të pranishme në gjithë Irakun.
XS
SM
MD
LG