Ndërlidhjet

Gjermani: Në incidentin me rrëmbim – pesë të vrarë


Pamje nga qyteti gjerman Karlsruhe
Pamje nga qyteti gjerman Karlsruhe
Policia e Gjermanisë thotë se pesë vetë, përfshirë edhe një person të armatosur, janë vrarë sot gjatë një incidenti me rrëmbim të pengjeve në një bllok banimi në qytetin Karlsruhe.

Mendohet se personi i armatosur i kishte zënë peng viktimat e tij, gjatë një përpjekjeje që ai të dëbohej nga banesa e tij në një bllok banimi.

Policia me dhunë depërtoi në banesë, pasi ishte vlërejtur tymi dhe i zbuloi trupat e pajetë brenda në banesë.

Sipas policiës ndër personat e vrarë ishte ekzekutori, pronari i ri i banesës, kujdestari dhe mjeshtri i çelësave.
XS
SM
MD
LG