Ndërlidhjet

Nigeri: Kërcënime ndaj amerikanëve në Ditën e Pavarësisë


Pamje e grupit të njerëzve para spitalit në kryeqytetin Abuxha në Nigeri
Pamje e grupit të njerëzve para spitalit në kryeqytetin Abuxha në Nigeri
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Nigeri sot u ka tërhequr vërejtjen shtatesve amerikanë lidhur me kërcënime gjatë pushimeve me rastin e Ditës së Pavarësisë.

“Misioni i Shteteve të Bashkuara në Nigeri e publikon këtë mesazh urgjent për t’i informuar shtetasit e Shteteve të Bashkuara për kërcënime potenciale kundër caqeve amerikane gjatë festave javore të 4 Korrikut”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e Internetit të Ambasadës amerikane në Nigeri.

Sipas këtij njoftimi, shtetasve amerikanë në kryeqytetin Abuxha u rekomandohet që të mos i vizitojnë objektet fetare dhe ato kommerciale, ndërsa në shtëpi të kthehen deri në mesnatë.

Grupi islamist në Nigeri, Boko Haram, përgjegjës për disa sulme gjatë muajve të fundit, disa herë i ka sulmuar kishat, veçanërisht gjatë të dielave dhe festave.

Muajin e kaluar, Uashingtoni i ka cilësuar si terroristë globalë tre liderë të grupit Boko Haram, veprim ky që shihet si synim për ndaljen e dhunës në Nigeri.
XS
SM
MD
LG