Ndërlidhjet

Turqi: U gjetën trupat e pajetë të dy pilotëve



Aeroplani luftarak turk F-16 i afrohet bazës Inxhirlik në Adan të Turqisë
Aeroplani luftarak turk F-16 i afrohet bazës Inxhirlik në Adan të Turqisë
Ushtria e Turqisë tha sot se i ka gjetur trupat e pajetë të dy pilotëve të aeroplanit luftarak, i cili u rrëzua nga Siria, muajin e kaluar.

Komanda e forcave të armatosura të Turqisë tha se po punonte për nxjerrjen e kufomave nga deti.

Kërkimet për pilotët janë zhvilluar prej 22 qershorit, kur aeropplani i tyre u rrëzua nga Siria.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, ka shprehur keqardhje për këtë incident, duke thënë se forcat e Sirisë mësuan se aeroplani vëzhgues i takonte Turqisë, vetëm pasi e rrëzuan atë.

Incidenti ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në Turqi, kështu që menjëherë pas incidentit, ushtria i ka shtuar aktivitetet përgjatë kufirit me Sirinë.
XS
SM
MD
LG