Ndërlidhjet

PE: Refuzohet marrëveshja ACTA


Ilustrim
Ilustrim
Parlamenti Evropian sot e ka refuzuar me shumicë të votave, marrëveshjen globale për luftimin e falsifikimit dhe piraterisë në Internet.

Gjithesj 478 deputetë e kundërshtuan Marrëveshjen Tregtare për Anti-Falsifikim, shkurtimisht ACTA, 39 votuan në favor të saj, ndërsa 165 të tjerë abstenuan.

Kjo marrëveshje synon krijimin e standardeve globale kundër falsifikimit të mallrave, kundër ilaçeve mjekësore të pa liçensuara dhe piraterisë në Internet.

Por, ajo është kritikuar nga kundërshtarët se mund ta cenoj lirinë në Internet.

Deri tash, 22 prej 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, dhe shtete të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, e kanë nënshkruar marrëveshjen ACTA në muajin janar të këtij viti, por ajo duhet të ratifikohet.
XS
SM
MD
LG