Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Hoxhaj i uron Hillari Klintonit 4 Korrikun


Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka uruar sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton, dhe popullit amerikan, 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar ministria e jashtme e Kosovës.

“4 Korriku i vitit 1776 shënon pavarësinë e Shteteve të Bashkuara dhe njëherësh, kjo datë shënon një ekpokë të re për vlerat e jetës, lirisë dhe përpjekjeve për lumturi në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet në gjithë botën”, thuhet në telegramin e zotit Hoxhaj dërguar sekretares Klinton.

Ministri Hoxhaj ka shprehur besimin e tij se lidhjet miqësore dhe bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe popujve, do të thellohen edhe mëtutje.
XS
SM
MD
LG