Ndërlidhjet

Kocijançiq: Kosova mbetet prioritet për Bashkimin Evropian


Maja Kocijançiq
Maja Kocijançiq
Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë sot në Bruksel se Kosova vazhdon të mbetet prioritet i BE-së dhe se ajo ka prespektivë të qartë evropiane, “siç e ka edhe i tërë Ballkani Perëndimor”.

Këto komnete, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, i bëri e pyetur nga gazetarët lidhur me atë se Grupi Ndërkombëtar Drejtues ka vendosur që ta përfundoj mbikëqyrjen e pavarësisë së Kosovës.

“Sundimi i ligjit është prioritet për Kosovën. Ne atje e kemi misionin, të cilit aktualisht është zgjatur dhe ka mandat të qartë, që mbështetet nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Misioni do të punoj në bazë të ligjeve përkatëse vendëse”, tha Kocijançiq.

Ajo mëtutje ka theksuar se Bashkimi Evropian do të vazhdoj ta ndihmoj Kosovën, nëpërmjet misionit për sundimin e ligjit EULEKS dhe Zyrës së përfaqësuesit të BE-së në Kosovë.
XS
SM
MD
LG