Ndërlidhjet

Kiev: Protestuesit u përleshën me policinë për gjuhën ruse


Policia në protestat në Kiev kundër ligjit për gjuhën ruse
Policia në protestat në Kiev kundër ligjit për gjuhën ruse
Aktivistët opozitarë janë përleshur sot me policinë, para Parlamentit të Ukrainës në kryeqytetin Kiev, derisa protestonin miratimin e ligjit, që në mënyrë dramatike e zgjeron statusin e gjuhës ruse.

Protesta e afro 2 mijë mbështetësve të opozitës, u bë derisa kryesuesi i Parlament të Ukrainës, Volodimir Litvin, paraqiti dorëheqje, pas miratimit të legjislacionit.

Raportohet se edhe zëvendësi i tij, Mikola Tomenko, ka ofruar të tërhiqet.

Deputetët shumicë të Partisë së Rajoneve patën nxituar që propozim-ligji përçarës të kalonte nëpër procedurë parlamentare.

Me këtë ligj, gjuha ruse do të ketë status të barabartë me gjuhën ukrainase, në pjesën më të madhe të këtij vendi, për përdorim në drejtësi, biznes dhe arsim.

Presidenti Viktor Janukoviq është takuar me udhëheqësit e disa grupeve parlamentare për të diskutuar për atë që ai e cilësoi si krizë në ligjvënie, pas dorëheqjes së kryesuesit të parlamentit, Volodimir Litvin.
XS
SM
MD
LG