Ndërlidhjet

Autoritetet lejojnë autopsinë e trupit të Arafatit


Jaser Arafati në vitin 2003
Jaser Arafati në vitin 2003
Autoritetet palestineze thonë se do të lejojnë zhvarrosjen e kufomës së ish liderit, Jaser Arafat, për më tepër analiza, lidhur me shkaqet e vdekjes së tij, në vitin 2004.

Lideri palestinez, Mahmud Abas, tha sot se është i gatshëm të bashkëpunoj në kuadër të procesit të testimeve të mëtejshme.

E veja e të ndjerit Arafat, Suha, ka kërkuar autopsi pasi një laborator zviceran ka gjetur nivele të rritura të izotopeve radioaktive në gjërat që lideri palestinez i kishte përdorë në ditët e tij të fundit.

Analizat në këtë laborator u bënë në bazë të kërkesës së zonjës Suha.

Ish lideri palestinez vdiq në nëntor të vitit 2004, në një spital ushtarak afër Parisit, nga ajo që mjekët francezë e patën përshkruar si hemorragji masive të trurit, disa javë pasi ishte sëmurë në shtëpinë e tij në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG