Ndërlidhjet

Rusia nuk bisedon me SHBA-të për fatin e Asadit


Sergej Rjabkov
Sergej Rjabkov
Rusia thotë se nuk po e diskuton ardhmërinë e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, me Shtetet e Bashkuara.

Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Rjabkov, këtë deklaratë e bëri si përgjigjje ndaj raportit në të përditshmen moskovite, Komersant, se shtetet perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, po bënin “përpjekje aktive” për ta bindur Moskën për t’i ofruar Asadit mikpritje.

Përgënjeshtrimi i zotit Rjubkov u bë derisa grupi Miqtë e Sirisë, që udhëhiqet nga perëndimi, përgatitet të takohet në Paris të premten.

Moska ka thënë se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e së premtes dhe e ka akuzuar perëndimin se po synon ta shtrembëroj marrëveshjen e arritur të shtunën në Gjenevë, për tranzicion politik në Siri.

Në Gjenevë, fuqitë botërore u pajtuan për planin e tranzicionit, në të cilin, në mënyrë eksplicite nuk bëhet thirrje që Asadi të tërhiqet, por perëndimi e ka bërë të qartë se nuk sheh rol për Bashar al-Asadin në qeverinë e ardhshme të unitetit.
XS
SM
MD
LG