Ndërlidhjet

logo-print

Rasmusen: NATO-ja nuk është armik i Rusisë


Anders Fog Rasmusen

Anders Fog Rasmusen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha sot se NATO-ja dhe Rusia, ende nuk i kanë zgjidhur dallimet e tyre pasi të dy palët mund të jenë pengje të “mendimit të Luftës së Ftohtë”.

Duke folur në Institutin Chatham në Londër, zoti Rasmusen theksoi se “mund të ekzistoj mendimi i modës së vjetër në të dy palët”.

Mëtutje, ai i ka bërë thirrje Rusisë që të mos e kundërshtoj mbrojtjen raketore, që është projekt i aleancës për vendosjen e radarëve dhe raketave ndalëse në Turqi dhe në Evropën Lindore.

Zoti Rasmusen tha, poashtu, se zgjerimi në lindje i NATO-s, me ç’rast janë përfshirë ish satelitët sovjetikë, Polonia dhe shtetet baltike, “e ka ndihmuar Rusinë për ndërtimin e strategjisë së saj, që çdo herë e ka dëshiruar: stabilitetin e kufijtve të vet perëndimorë”, dhe ka konkluduar se “NATO-ja nuk është armik i Rusisë”.
XS
SM
MD
LG