Ndërlidhjet

AI kritikon Kinën


Logoja e Amnesty International

Logoja e Amnesty International

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se Kina ka burgosur dhe frikësuar dhjetëra ujgurë etnik në rajonin perëndimor Xinjang pas përleshjeve të dhunshme në kryeqytetin e kësaj zone tri vite më parë.

Në korrik të 2009-ës, në kryeqytetin Urumki pat shpërthyer dhuna ndërmjet komunitetit shumicë-kinezëve dhe minoritetit mysliman-ujgurëve duke lënë të vdekur afro 200 njerëz.

Që nga atëherë, Kina ka ekzekutuar nëntë njerëz të cilët akuzoheshin për nxitjen dhe kurdisjen e përleshjeve, ndërsa ka burgosur qindra të tjerë.

Në një raport të publikuar një ditë më parë, Amnesty Internatioanl bëri të ditur se ka dëshmi të reja për se Pekini po vazhdon “frikësimin” e familjeve që kërkojnë informata për të afërmit e zhdukur, të cilët ngarkoheshin me akuzat për shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë dhe pas protestave të vitit 2009.

Sipas AI, dhjetëra familje të ujgurëve kanë dalë publikisht me rrëfimet e tyre për anëtarët familjarë që mbesin të zhdukur që kur ndodhën përleshjet.
XS
SM
MD
LG